Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Twitter.

“Bisedë produktive me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden. Mbrojtja ajrore është aktualisht prioriteti numër 1 në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes. Ne gjithashtu kemi nevojë për udhëheqjen e SHBA-së me qëndrimin e ashpër të G7-ës dhe me mbështetjen për rezolutën tonë të GA-së të OKB-së”, tha Zelensky.