Raportohet se Xavit “i pëlqen shumë” Marco Asensio dhe se ka udhëzuar klubin e tij që të nënshkruajnë me të. Reprezentuesi spanjoll ka bërë shtatë paraqitje për Real Madridin këtë sezon, por ka shënuar vetëm një herë dhe ka luajtur vetëm 34 minuta – duke dëshmuar se nuk është në planet e Carlo Ancelottit. Kontrata e Asensio do të skadojë në fund të qershorit dhe ai pritet të largohet nga kampionët e Spanjës dhe Evropës si një futbollist i lirë.

Një numër klubesh, duke përfshirë Milanin, Arsenalin, Tottenhamin dhe Liverpoolin, janë të lidhur me spanjollin. Megjithatë, ka pasur gjithashtu raportime se Barcelona është e interesuar për 26-vjeçain. Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi është një admirues i madh i ish-futbollistit të Mallorca dhe dëshiron që ta këtë pjesë të skuadrës së tij për sezonin 2023/24. Asensio u transferua në “Santiago Bernabeu” në korrik të vitit 2015, dhe ai ka përfaqësuar Real Madridin në 242 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me 50 gola dhe 24 asistime.