Numri i aksidenteve rrugore për këtë vit ka shënuar 33% rënie krahasuar me një vit më parë.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve jep shifrat pozitive:

SUPER LAJME!
Rënia e aksidenteve rrugore vijon e qëndrueshme: Janar-Tetor 2022!
31 jetë njerëzish të fituara.
Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit!
Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete!
Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja!
Tregues pozitiv për të gjitha grupmoshat e drejtuesve të mjeteve!
968 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor 2022, 33% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, 16% më pak se në 2021-shin!
20% MË PAK VIKTIMA për 1 milion banorë sesa në vitin 2021, 56 viktima për 1 milionë banorë projeksioni për vitin 2022, na bën vendin me uljen më të lartë të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore krahasuar me mesataren e BE!
134 viktima në aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor 2022 ose 19% MË PAK krahasuar me 2021 (165 viktima kishim si 10-mujor në vitin 2021)!
1,362 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore gjatë Janar-Tetor 2022:
30% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018! 13% MË PAK se në vitin 2021!
2.0 indeksi i vdekshmërisë për 10.000 mjete, 47% më pak se viti 2018 dhe 26% MË PAK se 2021!
1.34 indeksi i vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 24% më pak se 2021!
Rezultatet pozitive nuk bien nga qielli! Ato arrihen me PUNË!
Këto rezultate fantastike, kur përdoruesit e rrugës vetëm rriten, shtuar dhe fluksit tranzit sezonal e turizmit, ndërsa aksidentet rrugore ULEN, PROVOJNË se ky SUKSES s’do të ishte i mundur pa faktorët e mëposhtëm:
Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit!
Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente!
Leje Drejtimi më të merituara!
Mjete rrugore më të sigurta!
Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë!
Bashkimi bën fuqinë!