“Natyrisht, çdo marrëdhënie është e ndryshme dhe ka dinamikën e vet, por me kalimin e kohës kam vënë re se sjellje të caktuara (dhe të zakonshme) ekzistojnë në çdo çift ” , pohon Dr. Samantha Rodman Whiten, psikologe klinike me fokus në marrëdhëniet me të rriturit.
“Nëse marrëdhënia juaj po shkon mirë dhe ju jeni duke pyetur veten për të ardhmen e saj apo jo dhe jeni duke kërkuar mënyra për të zgjidhur problemet tuaja, këtu janë disa çështje kyçe që duhet të diskutoni me partnerin tuaj”, shkruan ajo në një artikull në yourtango. com dhe fokusohet në anën mashkullore dhe ankesat që ajo ka gjetur te shumica e njerëzve në seancat e saj: “Ai nuk duket më i interesuar për mua”.
“Kjo frazë e veçantë mund të përkthehet nga shumë njerëz vetëm si një ankesë ‘seksuale’, por ajo prek më shumë pjesë të jetës së një çifti. Janë të paktë meshkujt që e kanë inatin që gratë e tyre nuk tregojnë më asnjë interes për ta. Të shumtë janë ata që thonë se grave të tyre as që do t’u interesonte nëse do të kishin një lidhje tjetër, pasi atyre u intereson vetëm formaliteti në detyrimet financiare dhe familjare që kanë të bëjnë me fëmijët”.
“Ai është gjithmonë shumë në ankth për fëmijët ”
“Dhe sa më sipër na sjell në një tjetër ankesë të madhe, atë të rritjes së fëmijëve dhe sa të fokusuara janë gratë në të. Për më shumë se gjysmë ore të seancave, meshkujt ankohen për stresin e tepërt të partnerëve të tyre për fëmijët. Sigurisht që ka edhe një përqindje të madhe që e gëzojnë këtë vëmendje të nënave ndaj fëmijëve, pasi nuk e kanë përjetuar duke u rritur”.
“Nuk po argëtohemi më. Gjithmonë ka një nxitim”
“Në shoqërinë e sotme gratë ndiejnë një presion të jashtëzakonshëm për të bërë gjithçka siç duhet dhe në mosha të caktuara. Prindërimi, karriera, marrëdhëniet, miqësitë, hobi dhe shumë më tepër. Bazuar në këtë është e lehtë të kuptohet pse një grua mund të ndjejë vazhdimisht presion dhe stres. Nëse kësaj i shton edhe një bashkëshort që pyet vazhdimisht ‘pse’ dhe i hedh më shumë benzinë zjarrit, arsyeja pse ka humbur argëtimi në jetën tuaj të përditshme është e qartë.”
“Ajo nuk kujdeset më për veten”
“Kjo ankesë mund të mos shprehet hapur, por qëndron në themel të shumicës së bisedave që kam me çifte. Shumë meshkuj, sidomos ata që i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme, zhgënjehen nëse partnerja e tyre nuk fokusohet shumë në kujdesin për trupin dhe pamjen e saj. Kjo ka të bëjë shumë me ankesën e parë, pasi ata besojnë se nëse një grua nuk kujdeset për veten dhe imazhin e saj, nuk i intereson mendimi i tyre dhe i injoron.
Kjo është një çështje që duhet eksploruar pasi mund të jetë fatale për një marrëdhënie . Pas një shtatzënie ose në mes të jetës së përditshme, femrat shpesh nuk i interesojnë shumë se si duken, pasi prioritetet e tyre janë të ndryshme. Burrat duhet të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë për ta bërë më të mirë jetën e përditshme për të gjithë familjen (dhe rrjedhimisht për ta). Për më tepër, shumë gra që ishin marrë me fitnes para se të krijonin një familje do të përfshihen përsëri – sapo mosha e fëmijëve të tyre dhe detyrimet e tyre ta lejojnë këtë.”