Kryeminsitri Edi Rama iu është riktheyer sërish akuzave të opozitës sa i takon investimit në Portin e Durrësit.

‘Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me këtë shenjën e barazisë. Ju mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë që të dëshironi por nuk jam dakord. Nuk besoj se është ndonjë vështirësi e madhe të bëhet dallimi midis komentit të një fakti dhe akuzave për fakte. Që PD është financuar me para ruse gjysme milioni dollarë për të rrëzuar qeverisë socialistë kjo nuk është një akuza por është një fakt i fakt i dokumentuar, për fat të keq një fakt i zbuluar nga media në SHBA, nga mediat ndërkombëtar ei përqeshur gjerësisht nga shumë kush këtu dhe i konfirmuar nga shërbimi sekret amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të ma non gratash dhe spiunësh për investimit më të madhe të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformoje një herë e përgjithmonë dhe do çoj në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit.

Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranë sdo krijojnë zinxhir ekonomik vlerë për mjera fermerë që prodhojnë ushqime që do duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare pa lartësuar emrin e Shqipëris ëkudo që flas. Të tjerët non grata e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë qoftë me emrin tyre jo më kur hapin gojën. Pasqyrat mediatike reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri. Mund t’ju akuzoj si bashkëpunëtor me djallin por mbetet një akuze në hava. Është detyra ime të provoj se jeni bashkëpunëtor të djallit, ose duhet të qep gojën.’- tha Rama.