Taulant Balla drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit, ka vizituar në spital kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe shoferin të cilët mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë. Balla tha se ky sulm është një produkt i kësaj ndasie dhe përçarje që ndodh çdo ditë në vendin tonë.
‘Të dy janë nënshtruar ndërhyrje kirurgjikale shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë për të dy. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçartje që ndodh çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptoj që në këto ditë të vështira luftë të jemi të bashkuar dhe jo të përçare.
Ju mediat keni një huq shumë të keq! Dhe kur ka fatkëqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona luftojë për jetën. Nuk e di se kush është arsyeja di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë! Burimi i kësaa ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet.’- tha Balla.