Bashkimi Evropian prezantoi të mërkurën një plan për t’i ofruar Ukrainës rreth 18 miliardë euro ndihmë financiare vitin e ardhshëm në pagesa të rregullta për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta që të mbajë funksionimin e objekteve të tij të energjisë dhe të kujdesit shëndetësor, si dhe të financojë pagat dhe skemat e pensioneve.Sipas mediave të huaja, dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, tha se ndihma do të përfshinte kredi me kushte jashtëzakonisht të favorshme me vlerë rreth 1.5 miliard euro çdo muaj, ndoshta duke filluar nga janari.Ukraina nuk do të duhet të rimbursojë fondet për të paktën një dekadë dhe vendet anëtare të BE-së do të mbulojnë kostot e interesit. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Ukrainës do t’i nevojiten 3-4 miliardë dollarë çdo muaj në vitin 2023. Kontributi i 27 vendeve të BE-së do të krahasohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa donatorë të tjerë dhe institucione financiare pritet të plotësojnë hendekun.“Ukraina ka nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit, Valdis Dombrovskis teksa zbuloi planin.Ai tha se qeveria në Kiev ka nevojë për financim “të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm”. Në të njëjtën kohë, BE pret që ajo të trajtojë më mirë mashtrimin dhe korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit.Komisioni synon të marrë hua paratë në tregjet e kapitalit duke përdorur peshën e kombinuar të 27 vendeve për të siguruar kushte më të favorshme. Një pjesë e përpjekjeve do të përfshinte ristrukturimin e një pjese të buxhetit afatgjatë të BE-së dhe kjo kërkon miratimin unanim të vendeve anëtare.
BE propozon paketën e ndihmës për Ukrainën prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023
Shfaq probleme çipi që u vendos për herë të parë në kafkën e njeriut
Neuralink, kompania amerikane neuroteknologjike e themeluar nga Elon Musk, njoftoi se çipi që ata vendosën për herë të parë në kafkën e një personi...
Napoli/ Regjistrohen tre lëkundje tërmeti në vetëm katër minuta
Tre lëkundje tërmeti janë regjistruar në vetëm katër minuta në zonën e Campi Flegrei në perëndim të Napolit.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës tërmet e...
PSG gjen në Serie A zëvendësin e Kylian Mbappe
Paris Saint Germain duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe dhe për këtë arsye po mendon për Khvicha Kvaratskhelia. Lojtari i Napolit ka përfunduar në fokusin...
“Më mirë mos më kishte çuar në finale“/ Vijon debati Egla-Romeo: S’ke këllqe të...
Egla Ceno dhe Romeo Veshaj e kanë nisur ditën e sotme me debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, duke akuzuar dhe ofenduar njëri-tjetrin.
“E...
Mazniku nga Berati: Bashkitë do të kenë më shumë funksione në arsim, shëndetësi dhe...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë një vizite në Berat në kuadër të turit të dialogut vendor, vlerësoi bashkinë e Beratit...
Rohde: Kosova mund të hyjë në agjendën e KiE-së edhe në minutat e fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se agjenda e Këshillit të Evropës mund të ndryshohet në minutën e fundit, duke aluduar...
Tronditet Greqia/ Prindërit vrasin foshnjën dhe e hedhin në kosh, makina e plehrave zbardh...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin grek, pasi një foshnje dyshohet se është vrarë nga vetë prindërit e tij. Mediat greke bëjnë me...
E rëndë në Fier/ 49-vjeçarja plagos me thikë babain e saj
Një 49-vjeçare ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për...
E ironizoi me mesazhin në ‘Big Love’,Juli flet për Ermalin:Është sjellë keq
Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP3” lexuan mesazhet e ardhura për ta nëpërmjet “Big Love”. Një prej tyre ishte aktori i njohur,...
“Sa me gëzim e kam pritur”/Sara ndan mesazhin e veçantë të nënës së Bardhit
Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, dy ish-banorët e ‘BBV’ së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Ata dhe familjarët po presin...