6 dhjetori pritet të jetë një ditë historike për Shqipërinë pasi për herë të parë të gjithë liderët europianë do vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Mirëpo Sali Berisha ka vendosur që miqtë europianë ti presë me protestë, një tjetër arsye që vërteton hallin e tij personal teksa është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Për qëndrimin e Berishës kanë qenë të menjëhershme dhe të shumta reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale. Ndër ta spikat komenti i një qytetari, të cilin po e sjellim më poshtë ku shkruhet: Kur vjen miku në shtëpi qentë duhet të lidhen. (Lexo.al)