Përgjatë dy ditëve të fundit, një mision fakt-mbledhës mbërriti në Tiranë nga Platforma për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Europës, të cilët u takuan me autoritete shtetërore dhe profesionistë të medias. Në fokus të takimeve mësohet të kenë qënë liria e shtypit, pluralizmi i medias dhe siguria e gazetarëve në Shqipëri. Pas takimit ka reaguar në twitter edhe një prej gazetarëve pjesëmarrës në takimet e mbajtura në Tiranë, Ricardo Gutierrez, i cili mban detyrën e Sekretarit të Federatës Europiane të Gazetarëve. Gutierrez është shprehur pozitivisht për takimin dhe bisedën profesionale që ka patur me Kryeministrin Rama.
“Platforma e Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve pati një takim të gjatë dy orësh, intensiv, por në fund konstruktiv me kryeminstrin shqiptar Edi Rama, këtë mëngjes”, shkruan Gutierrez në Twitter”.