Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se një “non grata” dhe një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, po tentojnë që të bllokojnë punimet e Kuvendit.
Ai shenjëstroi në fjalën e tij Sali Berishën dhe Ilir Metën. Balla nënvizoi se Berisha nuk e do integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Konflikti i brendshëm i partisë më të madhe në opozitë ka ndikuar në jetën paralamentare të Shqipërisë. Progres raporti i KE për 2022. Ajo që pamë ishte si një rikthim i shumë viteve më parë.
E njëjta njollë e zezë e Shqipërisë, u mundua të marrë peng Kuvendin e Shqipërisë.
Vijoj ta them sa herë të më jepet mundësia, është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë, që një nongratë me një bashkëpunëtor të Sigurimit të mundohen të pengojnë punën e Kuvendit.
Çdo shtet e mbajnë rregullat dhe e mbajnë ligjet. Përpjekja për të bllokur foltoren, është sjellja për të penguar integrimin”, tha Balla.