Botërori 2022 nis sot në Katar. Doha do mirëpresë eventin më të madh sportiv të katër viteve të fundit, teksa Katari vendas pret Ekuadorin në orën 17:00 me atë shqiptare. Gjysmë ore para ndeshjes nis edhe ceremonia e hapjes së eventit, teksa një spektakël fishekzjarresh do pasojë.
Për këtë Botëror u shpenzuan më shumë se 200 miliardë dollarë që përfshin ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës, e ndërsa do të jetë i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë Botërori zhvillohet në dimër.