Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se 24 orët e fundit janë kryer 430 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 19 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 9 qytetarë në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnjë, Gjirokastër.

“Janë 214 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.