Deputeti i grupit të Sali Berishës, Luan Baçi, ka justifikuar plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Sipas tij, ngjarja ndodhi për shkak se Kokoneshi është i korruptuar.

“Vazhdojnë kryetaret e bashkive, te godasin njeri tjerin, me bomba dhe me thika, ashtu si ne Lushnje, ku kryetari u godit me granata ne zyren e tij dhe tani eshte ne burg per korrupsion!

Edhe ne Divjak sot, kryetari i emeruar dhe i kontestuar forte nga banoret, per menyren e drejtimit dhe i akuzuar shpesh here per korrupsion, goditet me thike nga pjestar te ekipit te tij dhe mazhorances qe perfaqeson!

Vjedhjet, padrejtesite, abuzimet, arroganca e ketyre viteve, si ne pushtetin qendror dhe ate vendor, ku çdo gje eshte ne doren e tyre, kane bere qe situata te jete jashtë kontrollit dhe ti bejne gjyqin njeri tjetrit vet!

Gjithesesi i uroj sherim te shpejte z Kokoneshi, me shpresen, qe drejtesia te veproj shpejte dhe te vihen para pergjegjesise ligjore fajtoret, duke pasur parasysh, shkaku dhe pasoja!

Keta jane kryetaret qe ka emeruar KM, te pa zgjedhur, te pa votuar nga qytetaret, jane thjesht hajdut te bandes se KM!

Ne 12 Nentor, neser ne oren 16.00.

Te gjithe ne shesh, per ti shporrur njehere e mire dhe ti shpetojme te mos vrasin njeri tjetrin”, shkruan deputeti i Fierit, Luan Baçi.

Me argumentin e tij, i bie që shumica e politikanëve shqiptarë, duke nisur nga Berisha, të vriten!