Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro diskutuan sot rreth problematikës së furnizimit me dru zjarri për bashkitë Korçë, Maliq dhe bashkitë e tjera të qarkut.

Ministri Peleshi u shpreh se synohet zgjidhje për furnizim të qëndrueshëm dhe çmim të kontrolluar.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, u angazhua për të bashkëpunuar, pasi operatorët e pyjeve të kësaj bashkie janë burimi kryesor i furnizimit.

“Deri tani kemi hequr TVSH-në për importin e druve të zjarrit për të ulur koston e furnizimit të mundshëm nga tregjet e rajonit, por na duhet të rregullojmë edhe tregun e brendshëm që është furnizuesi kryesor. Vetëm me bashkëpunim do ta kalojmë këtë dimër të vështirë”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.