Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu thotë se në projekti për portin e ri të qytetit është zhvillimor.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Vengu u shpreh se Mohamed Alabbar është themelues i “Emar Properties” dhe ka krijuar edhe “Eagle Hills”.

“Ky është një projekt zhvillimor, me klientelë vendase dhe ndërkombëtare. Zoti Alabbar është themelues i “Emar Properties”, një grup kompanish emiratase, me të cilën ai ka zhvilluar një sërë projektesh, përfshirë gjysmën e Dubait.

Ka grupe të tjera kompanish në pronësinë e tij, përfshirë “Eagle Hills”. Filiali shqiptar është krijuar një vit më parë për zbatimin e këtij projekti. E keni në QKB”, theksoi ai.