Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sot përgjigje deklaratave të Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët kanë kritikuar qëndrimin kreut të qeverisë kundrejt Britanisë sa i takon debatit për emigrantët shqiptarë.

Ilir Meta mbron qeverinë britanike nga unë, është një lloj faqe zezllëku qe e shoqëron Shqipërinë që nga 1912. Një lloj specie specifike që nuk i ndahen këtij vendi, s’kanë asnjë lloj cipe, për a. ilir i shkretë ka shumë arsye, i ikën fare mendja kokës edhe janë në gjende të bëjnë gjëra nga më të hatashme, se ca i duhet që ta mbroj meta nga unë, kur vjen puna të Shqipëria dhe shqiptarët në gjuhë të huaj dhe jashtë vendit ne duhet të jemi 1, s’kemi asnjë arsye të jemi të ndarë fare. Ne jemi vend i vogël, ky është fati. Ne nuk jemi një vendi pasur, por ama ne nuk kemi asnjë arse në botë që kur të ulemi në tryezë me të tjetër të ndihemi inferior, për jemi duhet të imponohet të njëjtin respekt që u japim atyre.

Kur vjen puna të shqiptarët jashtë s’do e zgjidhim me gjuhë të thuaj pse ikën ata, ne më gjuhë të huaj ne do u themi vëllezërit tanë nuk preken. Sa ka në Londër çuna që nuk e shohin dot me sy PS, komentator që nuk lënë gjë pa thënë në FB, kur me falsin shqip mund të zihem orë e çast, por në anglisht jam mbrojtësi i tyre më i madh, para çdo gjë tjetër është Shqipëria dhe shqiptarë.

Del një soj shqiptari në sojin e Metës dhe mbron qeverinë britanike nga unë, ca është ky, nuk e di, ose më saktë e di, po ta mbyllim këtë muhabet dhe të vazhdojmë me mhb tjera, që mos të them pastaj ai tjetri, një non grata që Britania e kanë nxjerr non gara, që mbron Britaninë nga unë, non grata, si ato që i vini ju deleve, i matrikullluar në lule të ballit dhe mbron Britaninë nga Edvini.