Plagoset me thikë kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij. Mësohet se policia ka identifikuar autorin si Erges Xhelili, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës.

Kryebashkiaku i Divjakës dhe shoferi i tij janë dërguar në spitalin e Lushnjës, teksa policia ka nisur hetimet.

Mësohet se Kokoneshi është goditur me thikë në shpatull dhe në krahë. Mes tij dhe autorit ka pasur fillimisht një debat të ashpër, që ka degjeneruar më pas në sherr fizik dhe Xhelili ka qëlluar Kokoneshin me thikë. Shoferi i tij ka ndërhyrë për t’i ndarë, por është goditur dhe ai.