Një 31-vjeçar i pajetë është gjetur në Qiparisia të Greqisë gjatë pasdites së djeshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, trupi i pajetë u gjet i groposur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia dhe kishte lëndime kryesisht në kokë.
Në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i përhershëm i zonës.
Paralelisht me mbledhjen e provave, policia që po heton rastin dhe është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore.