Me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Grida Duma, mandati i Partisë Demokratike në Tiranë është bosh. Mediat janë duke bërë ‘skupin’ e ditës se politikania do ti hyjë botës së televizionit, në një ndërrim “kokë më kokë”. Ligji parashikon që me ikjen e Dumës, mandatin e deputetit e përfiton pasuesja në listën e qarkut të Tiranës që është Oriela Nebiaj, prezantuese e Dancing ëith The Stars në Top Channel.

Nëse në vitin 2021, emri i Nebiajt ishte i kudolidhur me Partinë Demokratike, sot situata duket se ka ndryshuar. Edhe pse ka marrë 5999 vota për të hyrë në Kuvend, e kontaktuar nga agjencia e lajmeve Balkanweb, Nebiaj pohoi se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje, duke shprehur pavendosmërinë nëse do të qendrojë në ekran apo do të hyjë për herë të parë në Parlament. Dyzim mes grave demokrate, çfarë do të ndodhë? Cili pasion do të mundë tjetrin?/