Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame teksa ka prezantuar disa elemente sigurie në certifikatat e pronësisë, është ndalur në sigurinë e sistemit të kadastrës.

“Ka disa elemente sigurie në certifikatë, që nga kodi QR që mund të skanohet nga qytetarët dhe noterët, ka firmën e drejtorit dhe vulën, janë elemente që sistemi i kap menjëherë nëse një dokument është i falsifikuar”, tha Lame.

Lame u bëri thirrje qytetarëve të mos kryejnë veprime me pronat e tyre pa u konsultuar me një avokat apo noter. Çdo person i cili ka kryer veprime të jashtëligjshme do denoncohet në prokurorinë përkatëse dhe do të mbajnë përgjegjësi.

“Qytetarët të tregojnë kujdes kur blejnë apo kryejnë veprime me pronat, jo çdo copë letër është certifikatë pronësie, drejtohuni noterit dhe avokatit tuaj të besuar të cilët mund të bëjnë çdo verifikim të nevojshëm për veprimet tuaja”, u shpreh kreu i Kadastrës.