Në komisionin e Ekonomisë edhe kësaj here theksi është vendosur te fasha 800 kilovat. A është apo jo e nevojshme ka qenë tematika e cila ka ndezur debat mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe zv.ministri Dhimo Kote.

‘Çmimi në tregun ndërkombëtar në nivelin e para luftës. Fasha, a është e nevojshme? Konsumi për familjet shqiptare, më i ulët se vendet e tjera të rajonit, nga krahu tjetër çmimi për +800 Kwh, është më nga më të lartat.’- tha Tabaku.

Ndërkohë zv. ministri Kote është një vendim i marrë tashmë dhe se për të është bërë një analizë e thelluar.

‘Vendimi është marrë tashmë, ka rezerva te brendshme! Për fashën 800 këh, kemi bërë një analizë, se sa janë konsumet ditore për ta krijuar mjedisin e përshtatshëm mesatar për të jetuar. Kemi bërë një listë, mbi konsumet kryesore, gatimi, ngrohja, akomodimi, kufiri është nën 800 këh, por ne e kemi rrumbullakosur. Është 2.7 herë më shumë se në 2013. Me 300 këh asokohe mendohej se një familje mbulonte nevojat kryesore pa ngrohjen, ne me llogarinë tonë bashkë me ngrohjen rezulton diccka mbi 500 kwh, ndërsa ne e kemi vendosur 800 kwh, që mund të evitohet. Pra ai konsumator që I duhet më shumë, ne mendojmë se ai 1 kwh më shumë duhet ta paguaj pak më shtrenjtë. ‘- tha Kote.

Ndërkohë, për Tabakun mbetet ende një abuzim nga qeveria pasi çmimi ka vetëm 3 muaj është rritur në bursë.

Tabaku: Çmimi vetëm tre muaj ka qenë më i lartë në bursë dhe këtë e keni paguar nga buxheti shtetit. Keni alokura një fond. Ju po abuzoni, e padrejtë.

Kote: Ne se marrim në konsideratë si ka qenë, por ne shohim cost recovery, pra s ana del kosto për 1 kwh për të mbuluar konsumatorët e mbi 800 kwh. Është përballuar pjesa më e madhe nga buxheti. Pritet të kemi deri në fund të vitit 28 miliard lekë, 256 mln euro. Ne na ndihmojnë reshjet për të mbajtur nën kontroll dhe importin. Nuk është fare e vërtet që çmimi ka qenë I ulët, 346.63 euro për gjithë vitin si mesatare për vitin tjetër 2023. Këto parashikohen çmimet e bursës. S’po shohim gazin, pasi ne nuk e përdorim këtë. Pritshmëritë janë që në vitin tjetër të futen në lojë fotovoltaikët, të paktën në 6-mujroin e dytë. Kjo do ndryshoj dhe mënyrën se si menaxhohet energjia, pasi ne kemi pikun e konsumit në mes të ditës… Kjo është llogari. Masa edukuese. 75 mln euro është efekti ekonomik, 19% e totalit të konsumit. 3.48% janë konsumatorët që përfshihen, ose 39 100 familje