Në prag të ndeshjes së madhe të mbrëmjes së sotme mes Juventus-it dhe Innter-it, ish-i i dyfishtë Paulo Sousa ka folur për La Gazzetta dello Sport:
“I befasuar nga Juventus-i? Është një skuadër për titull dhe për Champions League. Po kalon një tranzicion normal që është rënduar nga Covid, është në vështirësi. Allegri nuk mund të fajësohet për gjithçka”, ka thënë Sousa.
“Simone Inzaghi? Ka bërë një punë shumë të zgjuar, duke ruajtur skemën 3-5-2 dhe duke i dhënë më shumë liri formacionit të trashëguar nga Conte, një trajner me bindje të qarta, disiplinë dhe dinamika shumë të rrepta.
Inter-i ka skuadrën më të mirë të Serisë A, forcë fizike, gjatësi dhe lëvizshmëri. Sulmon thellësinë me shpejtësi, gjë që Juventus e vuan edhe pse është e tërhequr. Juventus do të duhet t’i finalizojë të gjitha sulmet që do të ndërtojë: duhet t’i çojë gjithmonë deri në fund për të mos i dhënë mundësi Inter-it që të kundërsulmojë”, ka përfunduar Sousa.