Disa nga veprat e kryeministrit Edi Rama janë pasqyruar në një mur të Artissima në Torino të Italisë. Artissima është panairi më i rëndësishëm i artit bashkëkohor në Itali. Që nga themelimi i saj në 1994, ka kombinuar praninë e një tregu ndërkombëtar me fokus në eksperimentim dhe kërkim.

Çdo vit në panair marrin pjesë galeri nga e gjithë bota. Artissima 2022 karakterizohet nga nisma specifike që paraqet veçantinë e saj në panoramën kulturore evropiane dhe aftësinë për të tërhequr disa nga galeritë, artistët, koleksionistët dhe kuratorët më interesante në nivel ndërkombëtar.

Nga e premtja 4 deri të dielën 6 nëntor 2022, hapësirat e mëdha dhe të ndritshme të panairit të Torinos kanë pritur 174 galeri italiane dhe ndërkombëtare.