Ergys Mërtiri, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit se Rama nuk do të ketë nevojë fare t’i vjedhë zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, sepse do t’i fitojë, duke qenë se është më i fortë se kurrë.

“Ramës nuk i duhen fare komisionerët, nuk i hyjnë në punë. Në situatën ku janë zgjedhjet sot, Rama nuk ka nevojë të blejë njeri, sepse sot është më i fortë se kurrë. Nuk i duhet as Basha, as Alibasha, sepse ajo çfarë i ka bërë Berisha PD-së, çfarëdo që bëjnë këta, Rama do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe nuk ka nevojë as t’i vjedhë votat më. Dhe në mënyrë cinike mund ta themi se Berisha ka kontribuar në dekriminalizmin e Edi Ramës. Atij nuk i duhen më as kriminelët për të vjedhur votat, as oligarkët.

Këto akuza për shitje-blerje votash janë kot, sepse është mbyllur tregu. Rama e ka kapur tregun dhe është oligarku i vetëm, është princi i Makiavelit dhe ka gjithçka në dorë vetë e është i aftë të fitojë zgjedhjet lirshëm fare dhe ska nevojë të harxhojë lekë.

Ylli Rakipi: Po pse po lufton Rama kaq shumë?

Ergys Mërtiri: Rama s’po lufton fare.

Ylli Rakipi: Berisha, edhe duke mos ekzistuar fare shkoi dhe i mori Shkodrën.

Ylli Rakipi: Jo. Rama kurrë nuk të lë gjë në zgjedhje, sipas meje.

Ergys Mërtiri: Rama në Shkodër nuk pati asnjë lloj impenjimi. Faktorë të rëndësishëm si Tom Doshi nuk kanë qenë fare atje.