I pranishëm në protestën e djeshme të opozitës ishte dhe fotografi i njohur Feliks Bilani. Ai fotografoi të gjithë personat që folën në podium përveç kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, fotografi ka sqaruar arsyet pse veproi në këtë mënyrë. Ai shprehet se Metaj e ka hequr nga puna, e ndërsa tani akuzon për heqje nga puna.

Sipas Feliks Bilanit, fitorja e opozitës është pa Ilir Metajn.

“Ashtu rutine…..

Ai momenti kur flet Meta dhe te shkon ne mendje qe te ka hequr nga puna nderkohe qe akuzon per heqje nga puna…..

Fitorja e opozites eshte pa Meten.

Autori i fotos eshte nje mik i vjeter i imi” shkruan ai.