Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për Primaret dhe i ka cilësuar si një zgjidhje e mirë për parti të cilat kanë standarte dhe demokracinë e brendshme. Idrizi është shprehur se kandidatët së pari duhet tu përgjigjen qytetarëve dhe të tregojnë se pse duhet të kandidojnë për Tiranën.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Idrizi tha se nuk duhet të bëjnë fushatë brenda partisë.
“Primaret janë një zgjidhje e mirë, në parti të cilat kanë standarte dhe demokracinë e brendshme. Është një proces i tërë ku çdo kandidatë iu jep përgjigje qytetarëve se pse do të kandidojë për kryetar bashkie. Në radhë të dytë nuk duhet të bëjnë fushatë brenda partisë.
Zhvillimi i Primareve është si një proces vetëdeklarimi. Unë po të isha kandidat për Tiranën do të doja të dialogoja me qytetarët”, tha Idrizi.
Ndërkohë ka folur edhe për kandidatët e Primareve, duke thënë se vetë ai do të preferonte të mos ishte figurë politike, por një person që merret me problemet e vogla, ato që qytetarët hasin çdo ditë.
Ndër të tjera nuk ka munguar as thumbimi duke thënë se nuk duhet një kandidat që mund Erion Veliajn dhe Edi Ramën, por një profil që zgjidh problemet e qytetarëve.
“Përveç faktit që ka disa kandidatë, është një gjë e mirë, po kujdesi për të dalë përtej PD dhe opozitës ëhstë shumë më e rëndësishme.
Është një sfidë shumë e madhe për këta që kanë dalë kandidaët, që të dalin përtej PD, dhe përtej opozitës dhe të shkojnë tek qytetarët. Ne na duhet jo ai që do mundi Erion Veliaj dhe Edi Ramën por profili i atij që na zgjidh problemet e vogla. Unë do preferoj të mos ishte një figurë politike”, është shprehur Idrizi.