Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në lidhje me lënien e mandatit të deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma.

“Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të komentoj arsyet e dorëheqjeve. Mund t’ju them me bindje të plotë se Parlamenti i 25 prillit është totalisht i deformuar, është shumë larg të qënit një Parlament funksional, shumë larg të qënit një Parlament që mbron institucionet e pavarura”, tha Meta.

“Tani, vëmendja është te 12 nëntori, te dita e protestës kombëtare, dhe nuk është te Parlamenti. Nëse ai do të funksiononte, protesta nuk do të ishte e nevojshme. Qëndrimi ynë është pjesëmarrje sa më aktive në Parlament, por e dimë që fuqia e opozitës nuk mund të jetë në Parlament”, shtoi kreu i PL-së.