Ilir Meta nuk është dakord me disa përfaqësues të ‘Rithemelimit’ të cilët kanë thënë se më 12 nëntor do ta rrethojnë Edi Ramën në Kryeministri. Për kreun e Partisë së Lirisë dhuna nuk është pjesë e opozitës.

“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës.

Përkundrazi qytetarit dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do ta dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet.

Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm nga kryeministri për të frikësuar qyetarët, përfshirë këtu dhe luftën e 3 botërore, a thua sikur e ka ky në dorë atë cështje ndërkohë që përditë përpiqet të vjedhë shqiptarët me aferën më monstruoze deri tani, si është ajo e inceratorëve të cilës shumë shpejt pritet t’ja kalojë ajo e portit të Durrësit, por dhe të tjera që pritet të dalin.

Në fushën e lojës tani kemi një opozitë të vërtetë kështu që kjo e bën gjithcka dhe më të vërtetë, të qendrueshme të sigurt dhe më fituese për opozitën, që do i shërbejë gjithë vendit dhe një pjesë e mirë e elektoratit socialist është duke vuajtur pasojat e kësaj keqeverisje e mungese totale të llogaridhënies, si qytetarët e tjerë të vendit.

Ndryshimi do ndodhe permes protestave dhe zgjedhjeve e permes pjesemarrjes ne votime e permes mbrojtjes heroike te votes”, tha Meta.