Qeveria ka nisur një fushatë sensibilizuese duke inkurajuar qytetarët në të investuarin e kursimeve të tyre në bonot e thesarit të qeverisë emetuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë.

Ky është një moment i mirë për të investuar tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pasi sipas saj ka zero risk. “Përfitimet sot janë shumë herë më të mëdha pasi përqindja e interesit shkon në 2.75%. Ndërkohë obligacionet 15 vjeçare 8.39%”, tha Ibrahimaj.

Janë 800.000 shqiptarë të cilët kanë depozita bankare theksoi shefja e financave shqiptare, të cilët duhet ta marrin në konsideratë këtë formë investimi.