Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi në momente të shkurtra.

Ndërsa pas mesdite pritet përmirësim gradual i kushteve të motit, duke sjellë dhe intervale të shkurtra me kthjellime në një pjesë të mirë të vendit.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të vijoj të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në Kosovë, ku më të dukshme do të jenë në zonat
Perëndimore.

Më pas kemi përmirësim të përkohshëm të motit në territorit duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës e gjithë MV do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa pas mesdite parashikohet që të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Qëndrore do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në Europën Jugore.

Në Skandinavi dhe vendet Lindore priten reshje dëbore.