Inxhinieri Bardhyl Reso ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha, në kohën që ishte në pushtet kishte tentuar dy herë të shiste kaskadën e Drinit dhe për këtë ai zotëronte informacione dhe prova të sigurta. Në një intervistë në emisionin “Shqip” ai theksoi rëndësinë e madhe që kishte kjo kaskadë për vendin duke thënë se nëse do ishte shitur, vlera e energjisë do prekte shifra 3-fish më të larta se këto që paguajmë.
“Unë kam informacion që Berisha ka bërë dy tentativa q të shiste edhe kaskadën e Drinit. Në kohën kur ka qenë në pushtet ka thirrur dy persona, të parin nuk arriti ta bindte dot, thirri edhe tjetrin dhe as ai nuk pranoi, janë nga projektuesit e kaskadës së Drinit, njëri ka vdekur kurse tjetri është akoma gjallë, por asnjëri nuk ka pranuar.
Berisha thirri njëri prej specialistëve kryesorë që ka qenë projektues në hidrocentralet e kaskadës për ta marrë këshilltar për energjitikën. Qëllimi ishte që të konsultohej me të se si të bëhej shitja e kaskadës së Drinit, të jepej me koncension, sic bëri me katër hidrocentralet e tjerë të vegjël.
Ne po të mos kishim kaskadën e Drinit, cmimi i energjisë do ishte 3-fish më i lartë se sa po e paguajnë sot shqiptarët. Unë nuk e kuptoj si mund të shesësh burimet kryesore energjitike të një vendi, kur ato janë pjesë e Strategjisë Kombëtare”, u shpreh zoti Reso.