Java e ardhshme e cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të mbartë me vete ndryshime nga dita në ditë.
Deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe. Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë, bën me dije Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.