Korrespondenti i Report TV në Katar, Antan Metaj ka deklaruar se shqiptarët, po përgatisin një ‘surprizë’ për tifozët serbë pas provokimit të bërë me fotot e publikuara ku harta e Kosovës ishte e vendosur në flamurin serb.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Metaj tha se si kundërpërgjigjie, e gjithë tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët serbë gjatë ndeshjes me Zvicrën, do të vishet me ngjyrat kuqezi.

“Mbrëmë ambasada shqiptare në Katar, organizoi një tip kokteji të vogël dhe kam parë që janë rezidentë por nuk kanë ardhur për kupën e Botës. Tani po presim ndeshjen e Zvricës me Serbinë, ku do kemi një surprizë, sepse ata bënë diçka por nuk e dinë atë që ndodh më mbrapa. Ne jemi duke u përgatitur që ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë tifozët serbë”- u shpreh Metaj.
Ndërsa foli për mënyrën e organizimit të botërorit ‘Katar 2022’ Antan Metaj tha se Senegali dhe Maroku ishin dy vendet me tifozerinë më argëtuese që nuk ndalonin festimet dhe kërcimet. Ndërsa shtoi se mikrpitja për tifozët nga vendasit kishte qenë shumë e madhe.

“Senegali dhe Maroku, kanë tifozë që bëjnë kërcime, festojnë shpërndahen. Brazilianët gjithashtu por jo si senegalezët dhe marokenët.