Të paktën 5 milionë ukrainas humbën punën e tyre për shkak të shpërthimit të luftës. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Tetyana Berezhna ,raporton “Kyiv Independent”.
Ministrja, e cila shtoi se luftimet po prekin zonat ku më parë punonin 10 milionë njerëz. Rreth 7 milionë njerëz janë larguar nga vendi për shkak të luftës, me një ndikim “të rëndësishëm” në shkallën e papunësisë.
“Lufta po shkatërron tregun ukrainas të punës,” tha Berezhna.