Në konferencë ndërkombëtare për mundësitë ekologjike për sektorin financiar në Shqipëri, drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, u shpreh se në Shqipëri ka iniciativa, ndërsa shtoi se obligacionet e gjelbra janë një mundësi e mirë investimi.
‘Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit. Financimet e gjelbra, trend evropian dhe botëror. Ka iniciativa në Shqipëri, por dhe hapësira për shumë më tepër. Obligacionet e gjelbra, alternativë e mirë investimi. Faktorët mjedisorë duhen bërë pjesë e politikave financiare’- u shpreh Mete.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se përmes një strategjie afatmesme synojmë të përfshijë praktikat e gjelbra të procesit të Ministrisë së Financave me mbështetje të Bankës Botërore.
‘Ne komponentin green do ta përfshijmë edhe në gjithë kurrikulat e arsimit profesional. Ofrimi i garancive për investitorët e mundshëm do jetë gjithashtu një nga objektivat tona afatmesme. Gjithashtu jemi duke punuar për përfarimin e politikave fiskale dhe buxhetore. Nga ana tjetër do punojmë për forcimin e institucioneve publike që të jemi të gatshëm tu përgjigjem sfidave të gjelbra. Do doja të theksoja rëndësinë që ka puna jonë e përbashkët në dobi të brezave të ardhshëm.’- u shpreh ministrja e Financave.