Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd ku do të marrë pjesë sot në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike.
“Beograd, për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjetike,” shkruan Rama krah fotos së pritjes në aeroport.
Ndërkohë ka dalë edhe foto familjare e zhvilluar nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Konferencë marrin pjesë edhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë.