Media qeveritare ruse nuk ka humbur kohë për të raportuar pasditen e djeshme protestën e opozitës qe po zhvillohej në Tiranë.
“Me mijëra njerëz të mbledhur para zyrës së kryeministrit shqiptar.”
Kështu e nis raportimin e saj mbi protestën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, Agjencia Shtetërore Ruse e Lajmeve, Tass, sipas së cilës, në Tiranë protestohet për shkak të korrupsionit dhe varfërisë.
Agjencia e Lajmeve Tass është kujdesur të citojë dy aleatët në opozitë teksa flasin me tone lufte për “tradhtarë” dhe “beteja që duhen fituar.”
Nuk është rastësi që mediat ruse i bëjnë jehonë protestave ku kritikohet ashpër perëndimi dhe raportet e tij me Shqipërinë. Në vitin 2019 televizioni Russia Today transmetonte drejtperdrejt protestën e udhëhequr nga Lulzim Basha.
Pak kohë më parë, inteligjenca amerikane zbuloi se PD ishte financuar me 500 mijë dollarë nga rusët në vitin 2017.