Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është dërguar në spital pasi mbërriti në samitin e G20 që do të mbahet në Bali, Indonezi. Dy burime për Associated Press thanë se Lavrov po merr trajtim mjekësor për një sëmundje të zemrës.
Ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, sipas tre zyrtarëve të qeverisë dhe mjekësisë indoneziane. Pas publikimit të lajmit, ministria e jashtme e Rusisë tha se raportet ishin “lajme të rreme”.
Lavrov është zyrtari më i lartë rus në samitin e G20, pasi presidenti Vladimir Putin refuzoi të marrë pjesë. Ka pasur diskutime nëse Lavrov duhet të përjashtohet nga fotografia që bëhet me delegatët në kuadër të samitit të G20.