Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit të kombinuar në Qendrën Shëndetësore nr.5 në kryeqytet, duke bërë me dije se janë kryer rreth 83 mijë vaksinime kundër gripit deri më sot në grupet e targetuara
TIRANË- Në qendrat shëndetësore në gjithë vendin po vijon paralelisht vaksinimi i qytetarëve kundër gripit dhe Covid19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit të kombinuar në Qendrën Shëndetësore nr.5 në kryeqytet, duke bërë me dije se janë kryer rreth 83 mijë vaksinime kundër gripit deri më sot në grupet e targetuara. “Ajo çfarë kemi evidentuar në këto ditë, është që ne kemi një përthithje shumë të lartë të vaksinave të gripit. Janë rreth 83 mijë vaksina të kryera deri më sot. Vetëm ditën e djeshme kemi pasur mbi 18 mijë vaksina të gripit të kryera tek kategoritë e riskut. Qendrat shëndetësore po bëjnë një punë fantastike për të lajmëruar gjithë qytetarët +65 vjeç, të moshuarit, atë të cilët kanë problematika të sëmundjeve kronike dhe grupet gjithashtu të riskuara siç i përmenda, në mënyrë që të kemi dhe një mbrojtje sa më të shpejtë përsa i përket shtameve të gripit që do të ketë këtë vit”, bëri me dije Manastirliu.
Manastirliu ka ritheksuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të sjellë vaksina të tjera kundër Covid19 duke apleuar për vaksinimin e njëkohshëm.