Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe të enjten do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit. Por parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht, do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që në territorin e Kosovës të ketë shtim gradual të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës do të sjellin në Republikën e MV dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat kalimtare të shfaqën në të gjithë territorin e MV, por mundësia për reshje në MV do të mbetet 0.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Europa Qendrore dhe Veriu i kontinentit do të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. POR në Europën Lindore MBETEN prezenet reshjet e dëborës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.