Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Në një status në “Facebook”, ARRSH bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm.
Statusi:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës
Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore