Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për zhvillimet në veri të Kosovës.
Nikolla thekson se zgjidhjet e propozuara nga aleatët strategjikë të shqiptarëve, SHBA dhe BE, duhet të jenë udhëharta e veprimeve në Kosovë.
“Kuvendi i Shqipërisë ndjek me preokupim zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Qëndrimet, rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga aleatët strategjikë të shqiptarëve, SHBA dhe BE, duhet të jenë udhëharta e veprimeve për Kuvendin, Qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, shkruan në reagimin e saj Nikolla.