Mesfushori kosovar i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është penduar që festoi me shqiponjën në ndeshjen e Botërorit 2018 kundër Serbisë.

Xhaka e Xherdan Shaqiri shënuan golat e fitores aë Zvicrës ndaj Serbisë në fazën e grupeve.

Festimi i tyre me shqiponjë u kritikua në Zvicër, madje ata morën edhe gjobë.

Xhaka në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” të dielën ka thënë:

“Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen ndaj Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë. Ajo që përjetoi babai im [i burgosuri politik nga Serbia] është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt.

Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha njëzet vjeç, doja të dija çdo detaj. E pyeta dhe e pyeta derisa babai im iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”, u shpreh Granit Xhaka.