Milani i Stefano Piolit dëshiron menjëherë të ngrejë kokën pas hapit të gabuar me Cremonese dhe të përpiqet të vazhdojë garën për kreun me Napolin e pandalshëm: “Fitoja të dielën do të thoshte të mos dorëzoheshim, të mos pranonim një renditje që nuk na pëlqen. Kampionati është ende i gjatë dhe ne duhet të luajmë në nivelin tonë. Është një kalendar kaq anormal sa kanë mbetur edhe 24 ndeshje në Serie A. Viti 2022 ka qenë shumë pozitiv për ne, por duhet të mos ndalemi”.

Për Gazidis dhe ndeshjen e tij të fundit si CEO i Milanit – “Mund t’i uroj Ivanit gjërat më të mira për jetën e tij private dhe profesionale. Ishim të kënaqur që dje erdhi për të na përshëndetur. Giorgio (Furlani) do t’i japë vazhdimësi rrugës së klubit”.

Për atë që mungoi ndaj Cremonese – “Ne kemi gabuar plotësisht, nuk patëm shpejtësinë dhe intensitetin e nevojshëm për të depërtuar një mbrojtje që na i mbylli hapësirat. Duke luajtur kaq shpesh ju i përgatitni situata të caktuara më pak, por duhet të keni aftësinë të shfrytëzoni momentet. Ndeshjen e nesërme dua të shoh një ekip me mentalitetin e duhur”.

Mbi rotacionin ndaj Cremonese – “Nëse do të bëja të njëjtat zgjedhje? Është shumë e lehtë të mendosh kështu. Kur bëra zgjedhjet mendoja se ishin më të mirat e mundshme, nëse do të kthehesha atje do të bëja të njëjtat zgjedhje. Nuk është kurrë një lojtar i vetëm që përcakton rezultatin e skuadrës. Kemi dështuar të gjithë, përfshirë edhe mua”.

Ndeshja me Fiorentinën – “Respekt i madh për Fiorentinën, por ne duhet të qëndrojmë të fokusuar në performancën tonë. E dimë se çfarë do të bëjë Fiorentina. Ne mund të përcaktojmë performancën tonë dhe kur ia dalim, shumicën e herëve marrim rezultat pozitiv”.

Mbi momentin e Leaos – “Vlen për të gjithë lojtarët, në kuptimin që nuk është aq e lehtë të ruash një nivel të lartë duke luajtur kaq shumë. Një lojtar me potencialin e tij, megjithatë, duhet të ketë më shumë ndikim pozitiv”.

Çfarë do të donte të ndryshonte më 2023 – “Mendoj se ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë, por mëkati ynë fillestar është mos fitimi i ndeshjes së të mërkurës. Krahasuar me 14 ndeshjet e para të vitit të kaluar, ne bëmë më mirë në shtëpi, më pak jashtë. Kemi shënuar gjithnjë e më pak gola menjëherë. Ne do t’i zhvillojmë këto situata gjatë pushimit, do t’iu kushtojmë vëmendje të gjitha detajeve”.

Për rëndësinë e Kjaer – “Kur numrat janë të mëdhenj, nuk flitet kurrë për rastësi. Simon është një lider. Ka një aspekt shumë të rëndësishëm, flet mirë në fushë. Ai di si t’i bëjë shokët e tij të marrin pozicionet e duhura, është një lojtar që na jep shumë në këtë situatë”.

Menaxhimi i atyre që nuk do të shkojnë në Kupën e Botës – “Mendoj se e gjitha iu referohet arsyeve. Nesër do t’iu uroj fat atyre që shkojnë në Botëror. Ata që nuk janë zgjedhur nag kombëtaret do të kenë akoma më shumë motivime për të treguar cilësi dhe aftësi. Organizimi për këtë periudhë është shumë i detajuar, do të ketë grupe pune të ndryshme”.

Situata e Maignan – “Ai është sigurisht më mirë, por nuk është gati të luajë nesër. Rimëkëmbja do të vijë më vonë”.

Rreth Ibrahimovic – “Programi është që të vijë me ne në Dubai, por të thuash sot që është në dispozicion për Salernitana duket pak herët. Nga Dubai e tutje ngarkesat do të rriten, programi do të zhvillohet dita-ditës. Le të shohim se si do të përparojë”.

Për De Ketelaere dhe rëndësinë që mund të ketë Botërori për të – “Është e vështirë të bësh parashikime. Mendoj se Kupa e Botës për një lojtar është në krye, një situatë stimuluese, motivuese, kënaqëse. Shpresoj që ai të bëjë shumë mirë dhe të kthehet me pozitivitet, motivim dhe optimizëm, sepse kështu duhet të jetë”.