Në kuadër të operacionit ‘Tentakulat’, policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet e kryesisht nëpër shkolla dhe lokalet e natës. Policia ka arrestuar 13 persona, 2 janë shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika gjatë një konferencë për mediat: Pas një hetimi disa mujor, prokuroria urdhër për ndalimin e 15 shtetasve, nën akuzën e shpërndarje së lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve është edhe një vajzë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 persona.
Ai u pyet edhe për ngjarjet kriminale në kryeqytetit, të cilat kanë mbetur ende të pazbuluara, ku tha se në bashkëpunim me prokurorinë janë duke mbledhur provat dhe shume shpejt do ti bëjnë ato publike.
“Ju siguroi që drejtoria vendore e Tiranës po punon intesivisht për këto ngjarje dhe jemi duke siguruar prova në bashkëpunim me prokurorinë që në një të ardhmen të afërt do ti bëjmë prezentët”, tha Panganika.