Pas rritjes së pagave që bënë universitetet në kryeqytet, tashmë edhe universitetet e rretheve po e realizojnë këtë rritje për personelin akademik.

Universiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit me anë të një vendimi të ditës së sotme të bordit të administrimit, ka miratuar rritjen e pagave të personelit akademik për secilin pozicion pune, në kufirin maksimal.