Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi doli për 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 shteteve, ku veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do të lidhet me Portin e Durrësit. Kjo sipas Grubit, është tregues i marrëdhënies vllazërore mes shteteve.
“Nuk është tabu që kryeministri të jetë shqiptar, me Shqipërinë nuk kemi asnjë çështje të hapur, por kemi marrëdhënie bilaterale. Formimi i komisionit të përbashkët, që do përcaktojë vendodhjen e rrugëve, llojet e ngarkesave dhe udhëtarëve, ka të bëjë me 2 autostradat tona në Korridorin 8. Anëtarë të këtij Komisioni Ministria e Jashtme, e punës së Brendshme, drejtoria e Doganave. E dyta, hekurudha Shkup-Durrës, dhe e treta që është nismë e Ramës, bëhet fjalë për Portin e Thatë në Strugë, në 3 muaj, palët do bëjnë plan për ndërtimin e këtij porti, falënderoj Ramën, që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërorë”, tha Grubi.