Kreu i kompanisë “Eagle Hills”, biznesmeni Mohamed Alabbar tregoi arsyet se përse zgjodhi Portin e Durrësit për të kryer investimin e tij.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se ka parë parametrat ekonomikë të Shqipërisë.
Alabbar nënvizoi se nuk mund ta kryente investimin e tij në shtete të tilla si Franca, Gjermania apo Anglia, pasi sipas tij, këto vende kanë ekonomi të fryra.
Ai deklaroi se Shqipëria është në vend në zhvillim, sa i takon ekonomisë dhe turizmit. (Euronews.al)