I ashpër ka qenë Edi Rama në përgjigjen e tij kundër opozitës për sa i përket debatit për Portin e Durrësit.

Rama tregoi në foltoren e Kuvendit, disa pamje të portit aktual të Durrësit, duke theksuar se aty po lulëzon ndryshku dhe po kalben mjetet lundruese. Rama shtoi se porti i Durrësi është si një platformë e zezë si fytyra e atyre që përndjekin Shqipërinë që prej 1912.

“Që të jemi të qartë se për çfarë do të flasim. Ja një port si në mesjetë. Aty ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut e ku kalben mjetet lundruese. Ku shtrihen mijëra metra katror ferra dhe ndryshk. Ja ky qytetet turistik. Kush shikon këto pamje e kupton se pse jeni të shqetësuar. Jeni fiks si këto. Një port ku vinçat e kanë kaluar moshën e pensionit. Është një skandal mjedisor. Një gërrhitje teknologjike, prej dekadash. Mu në qendrën e Durrësit. Mbetje kancerogjene është sipërfaqja atje. “ tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se porti i ri i Durrësit do të transformojë qytetin por edhe ekonominë e Shqipërisë.

“Ky investim kthen portin e Durrësi nga një platformë të zezë si surrati ia tyre që përndjekin Shqipërinë, në një nga portet më të mëdha në rajon. Kjo është dita për të dhënë disa përgjgije, të një mallkimi dhe poshtërsie të vjetër. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri, dhe janë këta shëmbëlltyra e një mallkimi të vjetër. Po na marrin portin antik thonë për të falur tokën. “ tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek negociatat me Alabar, duke theksuar se janë dashur disa vite bisedime për t’i mbushur mendjen që të investojë në Shqipëri.

“Shaj dhe mallko, duke i ngatërruar me punët e tyre të brendshme. Tre vite kemi bërë ec e jake, biseda të panumërta me princin, me Alabarin për t’ja hyrë punës në vendin tonë. Takimet e komitetit të përbashkët. Një punë e një batalioni me njerëz, për portin turistik spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare. Se na ballafaqonte me kontrata të tjera. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vend. Do të ngrejë peshë vlerën e Durrësi dhe Shqipërisë. Do të ngre peshë përfundimisht edhe ato paragjykime të tuajat”

“Nëse nuk zbatohet, mund të merret gjithçka nga ajo që është ndërtuar. Sipas investitorit është hera e parë që nuk i lejohet të ketë gjë në pronësi. Jemi shumë krenar për këtë marrëveshje. Do të kemi rast dhe kohë, që t’i përballim dokrrat dhe shpifjet për Portin e Durrësit.” tha Rama.