Kandidatja në primare për Bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja prezantoi sot para demokratëve platformën e saj. Kalaja tha se do t’i shkojë deri në fund motos së saj se Tiranës do i vë tritolin për të hedhur në erë ndërtimet e paligjshme.

“Tirana shpëtohet me tritol do i qëndroj deri në fund kësaj kauze për të hedhur në erë ndërtimet e paligjshme, për të kthyer Tiranën në identitetin e saj”, tha Kalaja.